Shoqëria “G2 INFRA” sh.p.k. administron me koncesion infrastrukturën e autostradës Thumanë-Vorë-Kashar, me synimin për t'u ofruar përdoruesve të saj një shërbim gjithnjë e më efikas dhe të lartë për sa i përket standardeve të cilësisë dhe sigurisë së udhëtimit. Investojmë në njerëz, automjete dhe teknologji, duke u angazhuar vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, komunikimin me përdoruesit tanë, zhvillimin e zonës në të cilën operojmë, duke respektuar mjedisin, me prioritet absolut për t’i bërë udhëtimet e përdoruesve tanë gjithnjë e më të sigurta dhe komode.
Përmirësimi i standardeve të cilësisë së rrjetit të menaxhuar, gjithashtu nëpërmjet zgjerimit, rizhvillimit të shërbimeve dhe investimeve në inovacionin teknologjik.
Garantimi i kushteve të punonjësve përmes trajnimeve të synuara, duke respektuar mundësitë e barabarta dhe një model menaxhimi të orientuar drejt rezultateve.
Vendosja e klientit në qendër të punës së tij, parashikimi dhe plotësimi i nevojave të tyre në aspektin e lëvizshmërisë, sigurisë, komoditetit dhe shërbimeve.
Të bëhet protagonist aktiv në iniciativat në lidhje me rrugët Thumanë-Kashar, duke promovuar strategji dhe duke kryer veprime që synojnë ta bëjnë sistemin e lëvizshmërisë gjithnjë e më të integruar dhe efikas.
AUTOSTRADA THUMANË KASHAR
Rrugët janë monumente të rëndësishme, pavarësisht vjetërsisë dhe kushteve që ofrojnë. Ky është një fakt i pamohueshëm. Vepra infrastrukturore 21 kilometra e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, është e para e kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri. Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometra në orë.